PROTOKOLL PER PERGATITJEN E PACIENTIT PARA KRYERJES SE EKZAMINIMEVE LABORATORIKE

Ekzaminime biokimike

Pacienti duhët të jetë esëll që prej 10-12 orësh (shumica e analizave biokimike duhet të kryhen esëll, lejohet vetëm konsumi I ujit). Nuk duhet të ketë kryer aktivitet fizik të sforcuar një ditë para se të kryej analizat. Duhet të referojë nëse vuan nga ndonjë patologji dhe nëse është në mjekim medikamentoz.

Testimi i Hormoneve të ndryshme

Pacienti përgjithësisht duhet esëll dhe NUK duhet të pije medikamentet nëse është duke u trajtuar me sëmundje endokrine, përvec rasteve që kërkohet nga mjeku. Nëse do testohet  Prolaktina, gjaku meret në  mëngjes, personi duhet të jete zgjuar 2-3 ore para dhe të jetë i qeteë. Për testimin e Kortizolit respektohen oraret sipas manualeve ndërkombëtare. Disa teste Hormonale të  tjera kryhen në ditë të caktuara të ciklit menstrual sipas rasteve.

Përgatitja e pacientit për testin e urines dhe urokultures

Preferohet urina e parë e mëngjesit sidomos për ekzaminimin e urinës komplet. Pacienti duhet të bëje tualetin urogenital, lahet me uje dhe sapun, shpëlahet mire, thahet. Porcioni  i parë  i urinës derdhet jashtë.

Në gotë (kolektorin urinar steril) hidhet porcioni i mesit i urinës.

Nëse urina sillet nga shtëpia duhet të transportohet në kushte të përshtatshme dhe për një kohë jo më shumë se 1 orë, sidomos gjatë stinës së verës. Mostra mund  të mbahet në frigorifer nëse nuk mund të  transportohet direkt, por jo më shumë se dy orë. Për Urokulturën pacienti nuk duhet të ketë  përdorur antibiotik prej dy javësh.

Mbledhja e urines së 24 orëve

Mbledhja e urinës fillon në mëngjes. Urina e parë e pacientit derdhet jashtë dhe shënojme orën (p.sh. ora 7:00). Që nga ky cast për 24 orët në vazhdim pacienti mbledh në kontenitorin përshtatës të gjitha urinat, përfshirë dhe urinën e mëngjesit tjetër, atë të orës së shënuar (Ora 7:00). Gjatë kohës së grumbullimit të urinës së 24 orëve, urina mbahet në frigorifer. Këshillohet gjatë provës të konsumohen të paktën 1.5 litra ujë.
Mostra transportohet në laborator direkt pas mbarimit të provës së 24 orëve.

Përgatitja e pacientit për kryerjen e strishos dhe kulturës vaginale

Pacientja nuk duhet te kryej mardhenie një natë më parë. Në mëngjes nuk shpëlahet dhe nuk fshihet në zonën urogenitale. Në laborator me anë të tamponëve specifike merret materiali.

Përgatitja e pacientit për kulturën e fytit/gojës

Pacienti duhet të jetë esëll dhe pa larë dhëmbët. Nuk duhet të ketë përdorur antibiotik të paktën 7 ditët e fundit. Për kulturën bakteriale tamponi merret në zonën e tonsilave dhe harkut tonsilar pa prekur zonën e faqeve. Për kulturën mykotike tamponi merret në anët e faqeve pa prekur tonsilat.

Përgatitja për fece parazit dhe koprokulture

Fecet të ekskretohen në një siperfaqe të thatë dhe të pastër. Me anë të spatulës merret material në tre-katër pika të ndryshme për të rritur propabilitetin e kapjes së paraziteve. Hidhet materiali në kontenitorin steril dhe transportohet në laborator. Për ekzaminimin e feceve për parazit këshillohet përsëritja e ekzaminimit tre herë, cdo 2-3 ditë në një periudhë kohe 7-10 ditë. Për koprokulturen materiali kolektohet në të njëjtën mënyrë.

Ekzaminimi fece gjak okult

Pacienti nuk duhet të ketë konsumuar tre ditët e fundit ushqime të tilla si: Mishi I kuq, panxhari, rrepat . Të mos përdoren ilace si aspirina apo trajtim me hekur. Testi nuk kryhet nëse jemi me hemoragji nga hemoroidet ose cikël menstrual. Evitoni të përzieni fecet me urinën. Përdorni spatulën për të vendosur fecen në kontenitorin specifik. Kampioni merret në 2-3 vende. Dërgoni mostrën në laborator brenda 6 orësh (mund të ruhet në frigorifer deri në 4 ditë). Këshillohet marrja e një kampioni të dytë brenda 3 ditësh.

Scotch Test

Schotch Testi mund të kërkohet nëse kemi dyshime për disa lloje paraziti si Enterobius Vermicularis. Në mëngjes para larjes, mbështesni për disa sekonda një copë schotch/ngjitës transparent në buzet e anusit. Më pas ngjiteni mbi një vetrine të marrë nga laboratori, evitoni krijimin e flluskave gjatë ngjitjes. Lani duart me shumë kujdes pasi vezët janë infektuese. Dorëzoni vetrinat në laborator. Mund të nevojitet përsëritja e procedurës për 3 mëngjese jo të njëpasnjëshme.

Ekzaminim I mykut në lëkurë

Për këtë ekzaminim është e rëndësishme përpara marrjes së kampionit mos të përdoren dezinfektant në lëkurë, kremra apo antibiotikë. Personi mund të lahet një ditë përpara por jo ditën e marrjes së kampionit.