Microtest Diagnostics është një prej laboratorëve më cilësorë në treg. I hapur tashmë prej 3 vjetësh, krijuar nga një staf mjekësh të specializuar dhe trajnuar shkencërisht nën kujdesin e vecantë të Dr. Shkencave znj.Rolanda Zaganjori.
Laboratori është i pajisur me paisje diagnostikuese të teknologjisë së bashkohore, tërësisht të automatizuara. Përdor metoda diagnostikimi bashkëkohore të cilat garantojnë cilësi, shpejtësi dhe besueshmëri në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore.
Besueshmëria në punën tonë, investimi në inovacion, respekti për njeriun dhe pasioni ynë për cilësinë, janë vlerat themelore që udhëheqin punën tonë, me të vetmin qëllim: Diagnostikimin në një tjetër nivel.
Qëllimi ynë është të krijojmë një nivel të ri diagnostikimi mjekësor, duke ofruar cilësinë, efiçencën dhe besueshmërinë më të lartë, në bërjen e analizave mjekësore. Laboratori ynë ofron të gjitha llojet e analizave mjekësore: biokimike, klinike, hematologjike, imunologjike, hormonale, bakteriologjike etj. Ai përmbush të gjitha nevojat e një laboratori mjekësor që vepron në fushën e biokimisë ,imunologjisë dhe hematologjisë-koagulimit.
Microtest Diagnostics, përbëhet nga një staf mjekësor i specializuar në fushën e mjekësisë laboratorike (3 mjeke, 1 Kimiste dhe 2 Teknikë Laboratori).
Laboratori disponon sistem plotësisht të informatizuar për regjistrimin, kryerjen dhe arkivimin e ekzaminimeve. Në këtë mënyrë tek ne mund të gjeni në çdo kohë historikun e diagnostikimeve tuaja.